Trailer autobot me karburant përfshihet nga flakët në Rrugën e Kombit, zjarrfikësit ndërhyjnë në kohë

Gjatë orëve të natës, një trailer autobot që transportonte karburant u përfshi nga flakët në Rrugën e Kombit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës të Mirditës, zjarri u vu nën kontroll në kohë, duke parandaluar përhapjen e flakëve dhe shmangur pasoja më të rënda, pavarësisht sasisë së madhe të karburantit të transportuar.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të marrë masat e nevojshme për sigurinë në aksin rrugor.
/rtsh.al/