E Enjte, 5 Nëntor 2026

Transportonin emigrantë drejt kufirit me Malin e Zi, arrestohen 3 shtetas


TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë finalizoi sot operacionin policor të koduar “Border”, si rezultat i të cilit u arrestuan 3 shtetas.

Në kuadër të operacionit u arrestua një 24-vjeçar i cili transportonte 5 emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi, si dhe 2 vëllezër, të cilët lëviznin me automjet tjetër, përpara automjetit ku ishin emigrantët, për të shmangur Policinë.

“Gjatë operacionit, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, arrestuan shtetasit B. P., 24 vjeç, banues në Krujë, A. B., 29 vjeç dhe A. B., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi B. P. u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Sarandë-Qeparo”, duke transportuar 5 emigrantë iranianë që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Shtetasit A. B. dhe A. B. (vëllezër) u kapën duke lëvizur me automjet tjetër, përpara automjetit që drejtonte shtetasi B. P., për të shmangur kontrollet e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë sekuestruan të dyja automjetet, si dhe 6 celularë.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›