Trump në Ankara, samiti i NATO‑s mes tensioneve dhe kërcënimit për uljen e trupave amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump ndodhet në Ankara, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO‑s. Pjesëmarrja e tij vjen mes tensioneve të rritura me aleatët europianë, pasi ai ka kërcënuar me uljen e trupave amerikane në Europë me një të tretën, si një mënyrë për t’i dërguar mesazh aleancës.
Trump ka shprehur pakënaqësi ndaj NATO‑s, duke kërkuar më shumë “besnikëri” sesa kontribute financiare. Ai ka kritikuar vendet europiane për mungesë mbështetjeje në operacionin e tij ushtarak ndaj Iranit dhe ka ngritur dyshime mbi vlerën e aleancës.
Ndërkohë, Pentagoni ka anuluar disa dislokime dhe ka shpallur një rishikim gjashtëmujor të pranisë amerikane në Europë.
Ky hap ka shtuar pasigurinë tek aleatët, të cilët frikësohen se zvogëlimi i pranisë amerikane mund të inkurajojë Rusinë.
Samiti pritet të fokusohet tek angazhimet e reja të vendeve europiane për mbrojtjen, ndërsa Trump vazhdon të mbajë një kurs të paparashikueshëm që lë të paqartë të ardhmen e bashkëpunimit në NATO.
/rtsh.al/