E Diel, 1 Nëntor 2026

Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër, mbi 5 mijë turistë që nga janari

Tuneli i luftës së ftohtë në Gjirokastër, një prej objekteve të trashëgimisë kulturore i ndërtuar në vitet e diktaturës, sot është kthyer në një atraksion mjaft tërheqës për vizitorë të shumtë vendas apo të huaj, të cilët kanë kuriozitet për t’u njohur më tepër me mënyrën e ndërtimit apo përse u ndërtua ky objekt.

“Jam nga Uruguai dhe kjo është hera ime e parë në Shqipëri. Vendosa të vij këtu pasi një mik i imi e kishte vizituar Shqipërinë tre vite më parë dhe më kishte folur shumë mirë për vendin. Në Gjirokastër kemi mbërritur sot. Deri tani kemi vizituar kalanë, tunelin e luftës së ftohtë dhe kemi shëtitur në pazarin e vjetër”, tha një turist.

“Është hera ime e parë në Gjirokastër dhe jam vërtetë i impresionuar nga historia e qytetit. Gjatë qëndrimit këtu vizituam edhe tunelin e luftës, i cili ishte një eksperiencë shumë interesante dhe na ndihmoi të kuptojmë më mirë të kaluarën e vendit”, u shpreh një turiste.

Sipas të dhënave nga janari deri tani, tuneli i luftës së ftohtë është vizituar nga mbi 5.000 turistë.

“Vizitueshmëria për periudhën që jemi duke nisur nga janari deri në fund të majit ose dhe aktualisht në mes të muajit qershor është goxha e mirë krahasuar me vitin që shkoi. Rreth 5000 vizitorë të cilët janë të shumtë pjesërisht nga Europa. Interesi më i madh për ta është periudha në të cilën u ndërtua. Si jetonte Shqipëria gjatë sistemit diktatorial”, tha Albana Ismaili, cicerone.

Tuneli i luftës së ftohtë mbetet një dëshmi të cilin sot e tregojmë përmes kujtesës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›