E Premte, 6 Nëntor 2026

Turizmi i qëndrueshëm, Gonxhja takim me drejtoreshën e Bankës Botërore - ATSH -

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të tjerë të institucionit.

Gonxhja tha se në fokus të takimit ishte ecuria e reformave dhe projekteve që synojnë rritjen e vlerës ekonomike të turizmit.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së grantit dhe vijimi i procedurave në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) shënojnë një hap të rëndësishëm në këtë drejtim, krahas progresit për ligjin e ri të turizmit, përafrimit të legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian dhe avancimit të platformës digjitale “eVisitor”. Në qendër të diskutimeve ishte edhe zgjerimi i bashkëpunimit për asistencë teknike dhe ekspertizë ndërkombëtare në mbështetje të reformave në sektor”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja tha se nga reformat te projektet konkrete, synimi është për një turizëm që krijon më shumë vlerë për ekonominë, komunitetet dhe zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë.

/e.i/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›