Turizmi nën lupën e taksave, humbjet nga apartamentet me qira janë ende të larta

Çdo vit, Shqipëria humbet 40 deri në 60 milion euro nga taksat që nuk mblidhen nga apartamentet e qira afatshkurtra, një treg që po rritet, por shumica e njësive operojnë jashtë sistemit tatimor. Ekspertët e shohin këtë potencial si pjesërisht i humbur.
“Shikohet një numër i rritjes së vizitorëve, por përfitimi fiskal është shumë i ulët në krahasim me atë që duhet të ishte. Deri në 70-80% në mesataren e përgjithshme është e tillë që nuk raportohet apo nën deklarohen”, tha Eduard Gjokutaj.
Situata shfaqet e ndryshme në krahina të ndryshme.
“Tirana ka një formalizim më të madh në nivelet 50-65%, bregdeti në jug me 30-40% dhe bujtinat në veri me 20-25 %”, tha ai.
Qasja ndaj problemit, sipas ekspertit Gjokutaj, ka anët e veta.
“Si qasje kryesore kemi rekomanduar atë që duhet të bëhet me një deklarim të detyrueshëm e bazuar edhe në një direktivë të BE, që mund të rikthejnë miliona euro të humbura dhe të bëjnë tregun më të drejtë”, tha ai.
Vendosja e drejtësisë fiskale në këtë aktivitet sjell në arkën e shtetit drejtpërdrejt të ardhurat e munguara por edhe bazën e praktikës së mbledhjes së detyrimeve sipas ligjit.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/