U arrestuan gjatë përplasjeve para Parlamentit, dalin sot para gjykatës 21 protestuesit

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ 21 qytetarët e arrestuar gjatë protestës së 2 korrikut të zhvilluar para Parlamentit dalin sot para gjykatës së Shkallës së Parë, ku do të njihen me masat e sigurisë.
Sipas medieve, disa qytetarë janë mbledhur para ambienteve të gjykatës në shenjë mbështetjeje për të arrestuarit.
Policia e Tiranës referoi në prokurori të arrestuarit për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Protesta e 2 korrikut para Kuvendit përshkallëzoi në tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit, me incidente të shumta gjatë gjithë ditës, përfshirë bllokimin dhe rrethimin e hyrjeve të Kuvendit, duke mos lejuar daljen e deputetëve dhe ministrave pas seancës plenare.
Si pasojë e përplasjeve 15 efektivë dhe 4 protestues mbetën të plagosur dhe morën ndihmë mjekësore në spital.
/r.e/