U përfshinë në vrasjen e 72-vjeçarit Faik Ajdinit, gjykata merr vendim për babë e bir

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dhënë sot masën e arrestit për Skënder dhe Bledar Ajdini, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Faik Ajdini në fshatin Zhapokikë.
Gjykata ka vendosur arrest me burg për Skënder Ajdini dhe “detyrim paraqitjeje” për të birin Bledar Ajdini.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 20 gusht në fshatin Zhapokikë.
Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa përmes një deklarate për shtyp ka zbardhur ngjarjen ku deklaroi se, nga këqyrja paraprake e kufomës në vendin e ngjarjes dhe nga rrethanat fillestare, hidheshin dyshime se viktima kishte shenja dhune dhe se vdekja mund të ishte shkaktuar nga mjet prerës.
Drejtori i Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa, tha se për shkak të konflikteve për motive të dobëta ndërmjet 72-vjeçarit dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur Blerti Kanushin, duke i krijuar kushtet dhe mjetet për kryerjen e vrasjes.
/rtsh.al/