U plagos pas vrasjes së efektivit Mekolli dhe plagosjes së policit Adri, mbërrin te Trauma 43-vjeçari Braçellari

Ka mbërritur pak momente më parë në Spitalin e Traumës 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të policisë së Shtetit, 34-vjeçari Enea Mekolli dhe plagosjes së efektivit tjetër 36-vjeçari Edison Adri.
43-vjeçari Violand Braçellari hapi zjarr teksa forcat e policisë rrethuan stanin ku ai fshihej për t’i shpëtuar organeve të drejtësisë, pasi ishte dënuar me mbi 9 vite burg për drogë.
Gjatë të shtënave me armë, 43-vjeçari qëlloi për vdekje efektivin Mekolli dhe plagosi kolegun e tij Adri. Pas kundërpërgjigjes me armë nga ana e policisë, mbeti i plagosur dhe autori Braçellari.
/rtsh.al/