Begaj takon homologun lituanez: Mbështetje për integrimin dhe forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot (4 maj) në Tiranë një takim me Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda, ku u theksua vullneti i përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit konkret në dobi të qytetarëve të të dy vendeve.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj bëri të ditur se ka marrë sigurinë nga homologu lituanez për mbështetjen e plotë të Lituanisë ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian. Gjithashtu, Lituania mbështet zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë Presidencës së saj në Këshillin e Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e parë të vitit 2027.
Dy presidentët konfirmuan se Shqipëria dhe Lituania, si vende anëtare të NATO-s, ndajnë të njëjtin vizion për sigurinë euroatlantike dhe do të vijojnë të kontribuojnë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.
/rtsh.al/