UASHINGTON – SHBA-ja ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqjen iraniane

UASHINGTON, 14 mars /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ofrojnë një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion mbi udhëheqjen e Iranit, përfshirë udhëheqësin e ri suprem, Mojtaba Khamenei.
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi dje në mbrëmje se shpërblimi përfshinte edhe disa figura me ndikim të lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), forcën elitare ushtarake të Iranit.
Uashingtoni akuzon IRGC-në për planifikimin dhe kryerjen e akteve terroriste në mbarë botën.
Mojtaba Khamenei është djali i Ayatollah Ali Khamenei – udhëheqësit fetar afatgjatë, i cili u vra më 28 shkurt gjatë një bombardimi në qendër të kryeqytetit Teheran, në fillim të sulmeve izraelito-amerikane ndaj Iranit.
Ndërsa Khamenei i ri i mbijetoi sulmit, raportohet se ai u plagos.
Shefi amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth deklaroi dje se ai është plagosur dhe gjasat janë të jetë “shpërfytyruar”. //a.i/