E Diel, 1 Nëntor 2026

GJENEVË – OBSH: Të paktën 1255 të vrarë në Iran dhe 634 në Liban

GJENEVË, 14 mars /ATSH-DPA/- Pothuajse 1900 njerëz kanë humbur jetën në Iran dhe Liban që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme, raportoi dje në mbrëmje Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në Gjenevë, duke cituar autoritetet kombëtare.

‘Në Iran, janë raportuar 1255 të vrarë dhe më shumë se 15 100 të plagosur”, tha OBSH.

Më shumë se 100 000 njerëz janë zhvendosur brenda vendit.

Në Liban, janë raportuar 634 të vrarë dhe mbi 1 586 të plagosur.

Sipas autoriteteve libaneze, numri i të vdekurve ka arritur në rreth 690.

OBSH raportoi më shumë se 800 000 persona të zhvendosur brenda vendit në Liban. //a.i./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›