UASHINGTON – SHBA propozon planin e paqes në Gaza, përfundim i luftës dhe kthim i pengjeve

UASHINGTON, 29 shtator /ATSH/ – Një plan paqeje i Shtëpisë së Bardhë për Gazën, i publikuar sot, propozon përfundimin e konfliktit midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit dhe kthimin e të gjitha pengjeve, qoftë të gjalla apo të vdekura, brenda 72 orëve nga momenti që Izraeli pranon publikisht marrëveshjen, sipas “Reuters”.
Nëse të dyja palët bien dakord mbi këtë propozim, “lufta do të përfundojë menjëherë”, sipas planit.
Forcat izraelite do të tërhiqen në vijat e rëna dakord për të mundësuar lirimin e pengjeve.
Pasi të lirohen të gjitha pengjet, Izraeli do të lirojë 250 palestinezë që vuajnë dënime të përjetshme dhe 1 700 banorë të Gazës që u arrestuan pas fillimit të luftës më 7 tetor 2023, thuhet në plan. /Ad.Ab./