E Premte, 6 Nëntor 2026

Ujë në çezma një herë në tri ditë, banorët e një fshati në Malësinë e Madhe ankohen edhe për ndotjen e tij

Prej kohësh, banorët e fshatit Boriç i Vogël, në Malësinë e Madhe, përballen me probleme të vazhdueshme në furnizimin me ujë të pijshëm.

Sipas tyre, uji në çezma vjen vetëm një herë në 3-4 ditë, duke ua vështirësuar ndjeshëm jetesën e përditshme.

Por mungesa e furnizimit nuk është shqetësimi i vetëm i banorëve.

Ata shprehen se edhe kur uji mbërrin në banesa, shpesh është i ndotur dhe i papërshtatshëm për konsum. Për këtë arsye, familjet detyrohen të blejnë ujë për të plotësuar nevojat.

Reklamë

Banorët bëjnë me dije se problemin e kanë ngritur vazhdimisht, por deri më tani nuk kanë marrë një zgjidhje konkrete.

Ndërkohë, ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të garantuar furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm dhe për të siguruar cilësinë e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›