Ulet numri i diplomave “Bachelor”

Numri i diplomave në sistemin universitar shënoi rënie drastike në vitin akademik 2022-2023, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të INSTAT.
Sipas tyre në vitin akademik 2022-23, u diplomuan në 13,808 studentë në ciklin e studimeve “Bachelor” me rënie vjetore 13,8 për qind.
Në arsimin e lartë u diplomuan gjithsej 27.991 studentë.
Studentët e diplomuar në programet Bachelor përbëjnë 49,3% e studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet Master me 44,6%.
Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 18.241 studente femra, ose 65,2% e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë.
/ rtsh.al /