E Hënë, 2 Nëntor 2026

Unaza e Burrelit drejt përfundimit, nis hedhja e shtresës asfaltike

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Puna për ndërtimin e unazës rrugore në qytetin e Burrelit po shkon drejt përfundimit. Në këtë fazë janë duke u hedhur shtresat e fundit asfaltike, ndërsa punimet për veprat e artit janë përfunduar në tërësi.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se ky projekt do të mundësojë që i gjithë trafiku i rëndë të kalojë në këtë segment, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen në qytet.

Në kuadër të projektit janë përfshirë gjithashtu ndërtimi i trotuareve dhe vendosja e ndriçimit publik, që do t’i mundësojë qytetarëve të shfrytëzojnë rrugën për ecje.

Projekti pritet të përfundojë brenda pak ditësh, duke sjellë një përmirësim të rëndësishëm në infrastrukturën rrugore dhe cilësinë e jetës për banorët e Burrelit. /j.p/

1 nga 4

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›