Ura e Milotit hapet brenda dhjetorit

TIRANË, 9 dhjetorit /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se po vijon me ritme të shpejta rikonstruksioni i Urës së Milotit.
Sipas ARRSH-së, aktualisht po punohet për mbrojtjen e themeleve të 32 pilave të urës; dhe rehabilitimin e mbistrukturës.
Gjithashtu punime po kryhen edhe në riparimin e trotuareve, riparimin dhe lyerjen e parapeteve metalike dhe riparimin e fugave.
Sipas ARRSH-së, deri tani janë realizuar mbi 60% të punimeve. Bazuar në grafikun dhe ecurinë aktuale, pritet që ura të hapet për qarkullim brenda muajit dhjetor.
/r.e/a.f/