SHBA – Trump: Udhëheqësit evropianë janë të dobët, nuk dinë çfarë të bëjnë

UASHINGTON, 9 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Mendoj se udhëheqësut europianë janë të dobët”, deklaroi presidenti i SHBA-së Donald Trump në një intervistë me Politico.
“Mendoj se ata duan të jenë politikisht korrektë. Mendoj se ata nuk dinë çfarë të bëjnë; Evropa nuk di çfarë të bëjë”, shtoi ai.
”Rusia është një vend shumë më i madh. Është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë”, iu përgjigj ai më pas pyetjes se cili vend është aktualisht në një pozicion më të fortë negociues. /os/