E Martë, 3 Nëntor 2026

VATIKAN – Kush do të jetë papa i ri? Rezultati i konklavës i paparashikueshëm

VATIKAN, 25 prill /ATSH-DPA/ – Identiteti i papës së ardhshëm është “krejtësisht i paparashikueshëm”, tha një ekspert i Vatikanit, duke shtuar se publikimi i filmit “Conclave” ka ngjallur interesin e publikut për procesin shekullor.

Kardinalët do të mblidhen për të votuar për pasuesin e papa Françeskut në takimin e mbyllur, i njohur si konklavë, pas nëntë ditëve me zi të mbushura me pikëllim.

Ndërsa dita e parë e zyrtare e zisë fillon me funeralin e të shtunës, mendohet se ata mund të mblidhen zyrtarisht më 5 maj.

Teologia britanike, Profesoresha Anna Rowlands, tha se momenti i publikimit të filmit “Conclave”, që u publikua në fund të vitit të kaluar, “nuk mund të ishte më i fuqishëm”.

Rowlands kaloi dy vjet në Vatikan gjatë papatit të Françeskut.

Ajo tha se dramatizimi i Hollivudit, me aktorë të njohur si Ralph Fiennes dhe Stanley Tucci, ka hedhur në qendër të vëmendjes ngjarjet në vazhdim.

Duke folur në Romë, ajo i tha agjencisë PA se ”koha e filmit ‘Conclave’, megjithëse padyshim është një përfaqësim imagjinar, koha nuk mund të ishte më i fuqishëm. Mendoj se njerëzit kanë një ndjesi se diçka e madhe, e rëndësishme dhe dramatike do të ndodhë në zemër të Kishës Katolike dhe këtu në Romë në javët që vijnë”.

Por, ajo paralajmëroi se, megjithëse ka elemente faktike në film, ai është në fund të fundit një dramë e krijuar për argëtim.

Për filmin, profesoresha e mendimit dhe praktikës sociale katolike në Universitetin Durham, tha se “shumë nga skenat janë të bazuara në realitet, liturgjitë dhe ritualet dhe gjërat që ndodhin.”

Ajo e përshkroi një kolegj kardinalësh që përbën konklavën si një grupim të dominuar nga anëtarë të zgjedhur nga Françesku gjatë jetës së tij, 108 nga 135, shumica e të cilëve ishin njerëz nga periferitë.

Britania e Madhe ka tre kardinalë të cilët janë të aftë për t’u votuar, kardinali i Westminster-it, Vincent Nichols, kardinali Timothy Radcliffe dhe kardinali Arthur Roche, që jeton në Romë.

Kushti për votim është që një kardinal të mos ketë mbushur 80 vjeç.

Irlanda nuk ka kardinalë që mund të votojnë në këtë konklavë./  /i.s/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›