VATIKAN – Papa Françesku do të varroset me këpucët e zeza që mbajti për vite me radhë

VATIKAN, 26 prill /ATSH/ – Papa Françesku do të varroset me këpucët e zeza dhe të konsumuara që ka veshur gjithmonë për vite me radhë.
“Asnjë solemnitet”, kishte kërkuar papa i ndjerë.
Bergoglio do të varroset me këpucët e zeza ortopedike dhe të konsumuara nga përdorimi, me të cilat është shfaqur gjithmonë në publik.
Pa pompozitet dhe pa solemnitet.
Bergoglio, papa i fundit, do të zbresë “në tokën e zhveshur” i veshur me një palë këpucë ortopedike të zeza, të thjeshta dhe të konsumuara dhe jo me pantoflat që veshin papët e tjerë në ditën e varrimit.
Sonte, në orën 20:00 do të zhvillohet riti i mbylljes së arkivolit.
Një total prej 250 000 besimtarësh i bënë homazhe trupit të Françeskut gjatë tre ditëve në të cilat ishte e mundur ta bënin këtë brenda Bazilikës së Shën Pjetrit.
Delegacione nga rreth 100 vende marrin pjesë sot në funeralin solemn./ a.jor.