E Hënë, 2 Nëntor 2026

VATIKAN – Papa Leone XIV: I shqetësuar nga zhvillimet në SHBA

VATIKAN, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Papa Leone XIV ka shprehur shqetësim për zhvillimet në vendlindjen e tij, Shtetet e Bashkuara, duke theksuar respektin për dinjitetin e çdo individi, pavarësisht nga vendi i lindjes.

“Në Shtetet e Bashkuara, po ndodhin disa gjëra që japin shkak për shqetësim”, tha kreu i 1,4 miliardë katolikëve të botës, në një intervistë të gjatë për një libër të ri.

Fragmente nga biografia, e botuar fillimisht në spanjisht, u publikuan gjithashtu pas publikimit të saj.

Libri, i shkruar nga korrespondentja e Vatikanit, Elise Ann Allen, titullohet ”Pope Leo XIV: Global Citizen, Missionary of the 21st Century”.

Papa i parë i lindur në SHBA përmendi diskutimet me zëvendëspresidentin, JD Vance mbi dinjitetin njerëzor duke thënë se “shpresoj se mund të gjenden mënyra për të respektuar njerëzit dhe mënyrën se si i trajtojmë ata – në politikë dhe në vendimet që marrim”.

Administrata Trump është përballur me kritika për trajtimin e refugjatëve.

Papa Leone XIV vuri në dukje se ende nuk është takuar ose folur me presidentin Donald Trump.

Papa 70-vjeçar mori detyrën në maj dhe Trump mori pjesë në funeralin e papa Françeskut të ndjerë në Vatikan, por nuk mori pjesë në ceremoninë e përurimit të pasardhësit të tij.

Papa Leone XIV ka shtetësi të dyfishtë, në Shtetet e Bashkuara dhe në Peru, ku më parë shërbeu si misionar dhe peshkop./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›