E Hënë, 2 Nëntor 2026

BM – Chapman: Vendimi për të njohur shtetin palestinez i takon qeverisë izraelite

LONDER, 18 shtator /ATSH-DPA/- Ministrja britanike e Jashtme, Jenny Chapman tha sot se Vendimi për të njohur shtetin palestinez i takon qeverisë izraelite, tha sot ministrja britanike e Jashtme, Jenny Chapman.

Raportet kanë treguar se kryeministri britanik Keir Starmer do të ndërmarrë hapin diplomatik gjatë fundjavës pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump të përfundojë vizitën e tij shtetërore në Britani të Madhe, në një përpjekje për të shmangur një përçarje publike mbi këtë çështje.

Starmer tha më herët se BM kishte planifikuar të njihte shtetësinë palestineze përpara asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nëse Izraeli nuk ndërmerrte veprime për të lehtësuar krizën humanitare në Gazë.

Takimet e nivelit të lartë në samitin e Nju Jorkut – që përfshijnë udhëheqësit botërorë – fillojnë javën e ardhshme.

Shtëpia e Bardhë është kundër njohjes zyrtare të Palestinës, por kombe të tjera, përfshirë Francën, Australinë dhe Kanadanë, kanë thënë se po planifikojnë të ndërmarrin të njëjtin hap në takimin e OKB-së.

“Nëse qeveria e Izraelit nuk dëshiron që Qeveria e Britanisë së Madhe të njohë Palestinën – një vendimi qe e njoftoi rreth gjashtë javë më parë, atëherë është e qartë se çfarë duhet të bëjë. I takon qeverisë së Izraelit të marrë vendimin e saj”, tha Chapman duke folur në parlament.

Më herët, ministrja britanike këmbënguli sërish që vendimet për “gjenocidin” të merreshin vetëm nga gjykatat.

Deklarata e saj erdhi pasi një ekip ekspertësh të pavarur të ngarkuar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara arriti në përfundimin se Izraeli kishte kryer “gjenocid” në Gazë.

“Çdo përcaktim formal, nëse ka ndodhur gjenocid, duhet të bëhet pas një vendimi nga një gjykatë kompetente kombëtare ose ndërkombëtare”, tha ajo.

“Megjithatë, zyrtarët po e shqyrtojnë me kujdes këtë raport, dhe ai do të merret parasysh në vlerësimet e rregullta të bëra nga Qeveria për pajtueshmërinë e ligjit ndërkombëtar nga Izraeli në Gaza”, tha Chapman.

“Ne kemi qenë jashtëzakonisht të qartë se ajo që po ndodh në Gaza është e tmerrshme. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Izraelit të ndryshojë menjëherë kursin – duke ndaluar ofensivën e tij tokësore dhe duke lejuar një rritje të ndihmës humanitare”, shtoi ajo. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›