E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIMI/ Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton dy anëtarë të Këshillit Bashkiak Durrës (EMRAT)

Partia Demokratike ka nisur me përjashtimet e mbështetësve të Ervin Salianjit.

Dy largimet e para janë dy anëtarë të Këshillit Bashkiak Durrës, të cilët përjashtohen për shkak të mbështetjes që i kanë dhënë ish-deputetit Salianji.

Në vendimin e marrë nga Kryesia dhe të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, thuhet se përjashtohen nga grupi i Këshilltarëve, Dritan Burgija, kreu i grupit të këshilltarëve në Bashkinë Durrës dhe anëtari Arlind Boshku, i cili mban edhe postin e sekretarit të degës së PD në qytetin bregdetar.

VENDIMI:

“PËR NDRYSHIMET NË GRUPIN E KËSHILLTARËVE TË PDSH NË KËSHILLIN BASHKIAK DURRËS”

Në mbështetje të nenit 24, 40 dhe 48 të statutit të PDSH dhe Rregullores së Brendshme, Kodit të Sjelljes së mirë, Etikës dhe Integritetit të PDSH, dhe nenit 33 të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,

VENDOSI:

Z. Dritan Burgija dhe Z. Arlind Boshku përjashtohen nga Gupi i Këshilltarëve Bashkiak të PDSH në Bashkinë Durrës në mbështetje të Statutit të PDSH neni 24 pika 1 dhe 2 dhe në shkelje të nenit IV pika 2 të Rregullores së Brendshme;

I propozojmë grupit të Këshilltarëve Bashkiak Z. Ardian Muka si kandidat për Kryetar të Grupit të Këshilltarëve Bashkiak të Partisë Demokratike të Shqipërisë në Këshillin Bashkiak Durrës”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›