E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO- U përplas teksa po ecte në trotuar, publikohen pamjet e aksidentit tragjik ku humbi jetën 67-vjeçarja! Shoferja, një vajzë e re po ecte me shpejtësi të lartë

Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër, ku humbi jetën një 67-vjeçare, e cila po ecte në trotuar kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një vajzë e re.

aksident gruaja

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Siç shihet nga pamjet, shtetasja Bleona Pashuku, 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›