VIDEO/ Aksident në autostradën Vlorë-Fier, automjeti përfundon në kanal, plagoset shoferja

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në autostradën Vlorë-Fier.
Drejtuesja e automjetit, Dajana Xhaferaj ka humbur kontrollin e automjetit e si pasojë ka përfunduar në kanal.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfiksëve për të nxjerrë shoferen e plagosur nga automjeti.
E plagosura ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. /vizionplus.tv