E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Ç’po ndodh në mbledhjen me dyer të mbyllura të Ramës me ministrat dhe grupin e PS-së

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Mbledhja nisi rreth orës 11:10 dhe po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Formati që do ndiqet, është ai i mbledhjes së kaluar, që bën bashkë grupin parlamentar dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Në fokus do të jetë strategjia e jetës parlamentare socialiste në vazhdim, me thellim në çështjen priorioritare, atë të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

I pari që ka marrë fjalën ishte kreu socialist Edi Rama.

Pas Ramës, nisën raportimet nga eksponentë të lartë socialistë.

Kështu, e para raportoi drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli.

Goxhobelli bëri një analizë të detajuar mbi reformën që ka nisur ky institucion.

Pas Goxhobellit, do raportojë bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.

Këtë reformë socialistët duken të vendosur ta mbarojnë deri në fund të këtij sesioni parlamentar, pra brenda 31 korrikut, sepse vetëm në këtë mënyrë do të jetë funksionale për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Pas prezantimit të Maznikut do të ketë diskutime dhe pyetje të përgjithshme.

Pas raportimit të Maznikut, do nisë dhe prezantimi i Strategjisë së Komunikimit që do bëhet nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Në konkluzionet e mbledhjes, do të flasë kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, e njëkohësisht kryeministri Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›