E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ “Perimet janë çmendur, 450 lekë speci”! Braçe: Nuk ka lidhje nafta, por…

Deputeti i PS Erion Braçe ka reaguar sërish lidhur me rritjen e çmimit të fruta-perimeve.

Teksa ka postuar një video nga një vëzhgim në tregjet e Tiranës, Braçe thotë se “çmimet janë çmendur”, duke përmendur domaten e cila shitet 350 lekë për kg, dhe speci 450 lekë për kg.

Sipas tij, faktori nuk është rritja e çmimit të naftës.

“Këto nuk janë çmime prej naftës. Rritja me 50 lekë/liter e çmimit të naftës nuk ka këtë impact tek çmimi i domates e specit, asfare, është ndikim shumë më i vogël se sa 100 lekëshi për kilogram të një produkti.

 

Por është ÇMIMI I IMPORTIT që po ndjek dhe prodhimi vendas; ndërkohë është ende i pamjaftueshëm!

 

Pra kemi problem të madh strukturën e prodhimit, e goditur fort nga përmbytjet në zonën më prodhuese dhe klima e papërshtatshme; Ndaj unë bërtisja për mbulimin e dëmeve! Por kush nuk dëgjon këto pasoja sjell!”, shkruan ndër të tjera Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›