VIDEO/ “Shkodrani ka marrë 100 mijë euro kapar”! Stresi tregon LIVE për eleminimin e Cllevios, asnjë reagim nga Policia

Një video, e cila po bëhet virale në TikTok, ku gjatë një bisede mes këngëtarit Stresi dhe tiktokerit “Fire” flitet për një atentat të mundshëm ndaj reperit Cllevio, aktualisht në burg.
Sipas Stresit, një shumë prej 100 mijë eurosh është paguar si kapar me qëllim vrasjen e Ahmetit.
Videoja është shpërndarë me shpejtësi dhe është ndjekur nga mijëra përdorues.
Mungon reagimi zyrtar
A duhet të reagojnë institucionet në raste të tilla, kur pretendimet bëhen publikisht?
A duhet të merret në pyetje personi që bën një deklaratë të tillë, si person në dijeni?
A ekziston një rrezik real për Kleviol Ahmeti?
Deri në këto momente, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit, Drejtoria e Burgjeve apo organet e drejtësisë lidhur me këtë deklaratë.
Çfarë parashikon ligji
Sipas legjislacionit shqiptar, kur bëhen publike deklarata që lidhen me një krim të rëndë si vrasja me pagesë, organet ligjzbatuese mund të nisin verifikime edhe kryesisht, pa qenë e nevojshme një kallëzim formal.
Në raste të tilla, personi që bën deklaratën mund të thirret për të dhënë shpjegime, ndërsa institucionet mund të ndërmarrin hapa për të verifikuar vërtetësinë e informacionit dhe për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.
Ekstradimi nga Dubai
Kleviol Ahmeti u ekstradua në tetor 2025 në kuadër të operacionit ‘The Wanted’ i shpallur në kërkim nga autoritetet në Tiranë dhe Fier.
39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2024 nga Gjykata e Apelit, që kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, këngëtarin Noizy dhe familjarët e tij.
Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.