E Diel, 1 Nëntor 2026

CNN: Bisedë e tensionuar telefonike Trump-Netanyahu, kryeministri izraelit presion për Libanin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilloi një telefonatë “të tensionuar” me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu ditën e djeshme.

Kështu tha një burim amerikan dhe një izraelit për CNN, duke theksuar se telefonata ndodhi pak para se Izraeli të shpallte gatishmërinë e tij për të filluar bisedime të drejtpërdrejta për armëpushim me Libanin.

Netanyahu e kuptoi se nëse nuk kërkonte bisedime të drejtpërdrejta me Libanin, Trump thjesht mund të deklaronte një armëpushim, raportoi burimi izraelit.

Po ashtu, i njëjti burim bëri të ditur se Netanyahu i bëri presion Trump që ta mbante Libanin ‘të ndarë’ nga kuadri i armëpushimit me Iranin.

Kjo është biseda e tretë midis dy udhëheqësve gjatë kësaj jave, në të cilën Libani ishte një temë kyçe.

Në përgjigje të CNN, zyra e Netanyahut tha se përshkrimi i një telefonate “të tensionuar” me Trump ishte “lajm i rremë” duke e quajtur atë një diskutim “miqësor“.

“Të dy udhëheqësit po punojnë në koordinim të plotë dhe me respekt të ndërsjellë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›