VJENË – IAEA: Nuk ka rritje të rrezatimit pas sulmit izraelit në objektin bërthamor iranian në Isfahan

VJENË, 14 qershor /ATSH-DPA/- Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), nuk janë zbuluar nivele të larta rrezatimi – pas sulmit ajror izraelit në objektin bërthamor iranian në Isfahan.
“Mbetemi në kontakt të ngushtë me autoritetet iraniane, pas sulmeve ndaj objekteve bërthamore”, tha sot IAEA në një postim në X.
I vendosur në Iranin qendror, 440 kilometra në jug të Teheranit, Isfahani dyshohet gjerësisht të jetë vendi kryesor i programit sekret të prodhimit të armëve bërthamore të Iranit.
Ndër të tjera, xeherori i uraniumit përgatitet për pasurim në Isfahan.
Disa objekte kërkimore bërthamore ndodhen në dhe pranë qytetit me rreth 2,2 milion banorë.
Teherani pretendon se programi i tij bërthamor shërben vetëm për qëllime paqësore. //a.i/