E Diel, 1 Nëntor 2026

VKM/ Kumbaro: Tekste shkollore falas dhe të reja për klasat e 4-ta dhe të 5-ta, përfitojnë 9 mijë nxënës

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar financimi për klasën e katërt dhe të pestë fillore të teksteve falas të reja.

Janë 9 mijë nxënës të cilët do të jenë përfitues të këtyre teksteve.

Ministrja deklaroi se një herë në tri vjet do të procedohet me të njëjtën mënyrë dhe për klasat e gjashta deri në të nënta.

“Dy propozime të rëndësishme të Ministrisë së Arsimit janë miratuar. Arsimi parauniversitar: miratuam financimin nga buxheti për klasën e 4-5 fillore të teksteve falas të reja. E kemi pasur deri në klasën e tretë, kështu që kemi shtuar me financim të Ministrisë së Arsimit, edhe 43 mln lekë të reja.

Bëhet fjalë për rreth 9 mijë nxënës, 9 mijë familje që do përfitojnë tekstet falas dhe të reja.

Në të njëjtën kohë do procedohet me të njëjtën logjikë një herë në 3 vjet edhe për klasën e 6-9. Për klasën e parë deri në klasën e 5-të do jenë cdo vit tekste të reja falas”, deklaroi Kumbaro.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›