Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, sa ngjiten temperaturat sot

Shqipëria po përjeton sot një valë të nxehti të pazakontë, me temperatura që në shumë zona pritet të kalojnë 38°C.
Moti do të mbetet kryesisht i kthjellët gjatë gjithë ditës, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare termometri mund të arrijë deri në 39°C.
Në Tiranë, vlerat mbi 37°C do të regjistrohen që në mesditë, ndërsa pasditja do të sjellë temperatura afër 39°C. Edhe pse zonat malore do të kenë temperatura më të ulëta, ato do të mbeten mbi mesataren sezonale.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin e gjatë në diell nga ora 11:00 deri në 17:00 dhe të konsumojnë shumë lëngje për të parandaluar dehidratimin.
Gjatë natës, temperaturat minimale në ultësirën perëndimore pritet të zbresin deri në 20°C, duke sjellë një freskim të lehtë pas vapës së ditës. Meteorologët parashikojnë që vala e të nxehtit të vijojë edhe në ditët e ardhshme, duke ruajtur kushtet tipike të një vere me temperatura ekstreme.