Van Horn: Sistemet raketore JAVELIN përmbushin objektivin e Shqipërisë për mbrojtjen kolektive

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy Van Horn, mori sot pjesë në ceremoninë e dorëzimit të sistemeve raketore JAVELIN në Komandën e Forcës Tokësore në Zall-Herr, Tiranë.
I pranishëm, ishte edhe komandanti i detashmentit të Gardës së Sigurisë të Marinës së SHBA-së nëntoger, Manuele Koronado. Sipas Van Horn, nëntoger Koronado ka shërbyer duke punuar drejtpërsëdrejti me sistemet JAVELIN.
“Ditët e fundit kam mësuar shumë për sistemi JAVELIN nga ai. Nëntogeri ma shpjegoi shumë thjesht, këto sisteme janë shumë të jashtëzakonshme, është një pasion i teknologjisë së tyre të avancuar dhe aftësive të tyre mbresëlënëse”, tha ajo.
Van Horn shtoi se “këto përmbushin gjithashtu targetin e Shqipërisë për mbrojtjen e kolektive, të cilat janë të rëndësishëm si për mbrojtën e Shqipërisë, por edhe për mbrojtjen tonë kolektive.
“Po aq e rëndësishme, sikurse u tha në ministerialin e mbrojtjes së NATO-s nga sekretari ynë i Luftës, Pete Hegseth, rritja e angazhimit tuaj për sigurinë, është një kapar të për ardhmen, një pagesë paraprake për paqen”, tha ajo.
Sipas saj “kjo paradhënie kërkon jo vetëm mbrojtjen e shpenzimeve të mbrojtjes, por një fokus të qëndrueshëm në gatishmërinë ushtarake dhe modernizmin ushtarak”.
E ngarkuara me Punë e SHBA-së shtoi se “mjedisi i sigurisë në të cilin përballemi të gjithë, kërkon që të gjithë aleatët të bëjnë pjesën e tyre dhe ne emër të SHBA-së dua të vlerësoj kontributin tuaj, me trupat dhe pajisje ushtarake për NATO-n dhe misione ndërkombëtare në mbarë botën. Ne jemi krenar që jemi partner në këto përpjekje”.
Gjithashtu në fjalën e saj, Van Horn vlerësoi ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, si një “partner shumë i fortë i SHBA-së në muajt e fundit”, teksa shtoi se është “tejet e kënaqur që shikon këto sisteme”.
/m.q/a.f/r.e/