VanHorn takim me grupin e ri të pjesëmarrësve të programeve Fulbright dhe Humphrey

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn zhvilloi një takim me grupin e ri të pjesëmarrësve të programeve Fulbright dhe Humphrey.
VanHorn përgëzoi grupin e ri të pjesëmarrësve të programeve Fulbright dhe Humphrey gjatë orientimit të tyre para nisjes.
Ata po thellojnë ekspertizën e tyre në fusha ku Amerika udhëheq, duke nxitur mirëqenien.
“Nga inteligjenca artificiale te financa, turizmi dhe më shumë, këta individë të jashtëzakonshëm po thellojnë ekspertizën e tyre në fusha ku Amerika udhëheq, duke nxitur mirëqenien dhe duke çuar më tej udhëheqjen amerikane në teknologjitë kritike dhe ato në zhvillim”, thekson Ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale.
1 nga 6/gj.m//r.e//a.f/