E Hënë, 2 Nëntor 2026

VanHorn takon Koçiun: Së bashku mund të çmontojmë rrjetet e paligjshme financiare

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ E ngarkuara me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me ministren e re të Punëve të Brendshme, Albana Koçiu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, VanHorn bëri të ditë se gjatë takimit theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump në zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare.

VanHorn nënvizoi se “duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta”.

1 nga 3

/m.q/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›