E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh?”, Monika Kryemadhi njofton nga SPAK ndarjen nga jeta të ish-vjehrrit

Ka ndërruar jetë këtë të hënë në moshën 83-vjeçare Rexhep Meta, babai i ish-presidentit dhe kreut të PL, Ilir Meta.

Sipas njoftimeve, ai do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme në Çepan të Skraparit, në përputhje me amanetin e tij.

Monika Kryemadhi, në paraqitjen e saj në SPAK, në zbatim të masës së caktuar ndaj saj, ka njoftuar gazetarët për ndarjen nga jeta të ish-vjehrrit të saj.

“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh? E prandaj jam pak kështu…”, tha ajo para gazetarëve.

Po ashtu, është raportuar se Drejtoria e Burgjeve ka pranuar kërkesën për shoqërimin e Ilir Metës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të atit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›