Veliaj: Opozita kërkon që unë të jem i akuzuar, por do të zhgënjehet!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ke hedhur poshtë mundësinë që ai të akuzohet nga organet e drejtësisë.
“Opozita kërkon që unë të jem i akuzuar, por do të zhgënjehet!” tha ai në emisionin 3D të Alban Dudushit.
“Ne mbështesim drejtësinë e re. Ne nuk e përgojojmë. Ne nuk i vemë epitete. Ne i japim buxhete dhe e votojmë” tha zoti Veliaj.
Lidhur me korrupsionin në Bashkinë e Tiranës ai tha se në raport me SPAK ai është person në dijeni. “Bashkëpunimi me prourorinë, tashmë është një rregull” tha zoti Veliaj. “Shqetësim për drejtësinë nuk janë ata që i japin krah drejtësisë” tha ai duke këmbëngulur se “e kam ndërgjegjen e pastër “.
/ rtsh.al /