E Martë, 3 Nëntor 2026

Vengu: Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të mbrojtjes kolektive

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Konferenca ndërkombëtare “Future Investimet Initiative”, e cila bën bashkë kompani lidere dhe sipërmarrës ndërkombëtarë, po mbahet sot dhe do të vazhdojë edhe ditën e nesërme në Tiranë, në kontekstin e Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në vendin tonë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte pjesë e punimeve të kësaj konference ditën e sotme, ku edhe bashkëdrejtoi tryezën e posaçme mbi të ardhmen e sovranitetit të mbrojtjes evropiane.

Ministri Vengu shprehet në një postim në rrjetet sociale se “Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të mbrojtjes kolektive përmes rritjes së shpenzimeve për mbrojtje, rivitalizimit të industrisë vendase, investimeve strategjike në infrastrukturë të dyfishtë (si Durrës/Porto-Romano & Korridori VIII) si edhe investimit në kapitalin njerëzor për mbrojtje dhe siguri”.

Nga konferenca ndërkombëtare “Future Investment Initiative” 1 nga 20

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›