E Martë, 3 Nëntor 2026

Vetëflijimi – Ekspertët, shtimi i rasteve të vetëvrasjes, shkak shëndeti mendor

Rritjen e numrit të personave që zgjedhin të vetëflijohen për arsye të ndryshme e pranojnë edhe ekspertet e shëndetit mendor. Vetëvrasjet vijnë kryesisht për shkak të problemeve të natyrës psikologjike dhe është depresioni ai që sjell numrin më të madh të tyre.

“Kemi raste të shtuara edhe të krizave edhe të hospitalizimeve”, u shpreh neuropsikiatri, Gjon Preçi.

Preçi apelon drejt familjes dhe shoqërisë si ndikuesit më të mëdhenj në përmirësimin e shëndetit mendor të individëve.

Në 6 muajit e parë të këtij viti në Shkodër janë shënuar 7 raste të vetëvrasjes, 1 përmes konsumimit të fostoksinës dhe 6 të tjerë përmes mbytjes.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›