Rrjeti i ujësjellës-kanalizimeve, në Gjirokastër ndërhyhet për mirëmbajtjen e tij

Ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve në Gjirokastër gjatë kësaj periudhe po ndërhyn si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative për shmangien e problematikave në rrjetin e ujësjellsave.
Sipas përfaqësuesve të kësaj drejtorie bëjnë me dije se nevoja për këto ndërhyrje ka ardhur si pasojë e kërkesës së shtuar për ujë gjatë stinës së nxehtë të verës ku edhe kërkesat për këtë shërbim janë më të larta.
Sipas përfaqësuesve të kësaj drejtorie, zonat më problematike janë në njësitë administrative si Dropull, Lazarat, bashkia Këlcyrë e të tjerë.
Ndërhyrjet për mirëmbajtjen e rrjeteve të amortizuara do të shmangin problematikat e furnizimit me ujë gjatë sezonit veror për banorët.
/rtsh.al/