E Diel, 1 Nëntor 2026

Viroza me tempëraturë të lartë tek të vegjlit, mjekët: Fëmijët me pushime më të shkujdesurit

I nxehti që ka përfshirë vendin po ndikon jo pak në shëndetin e  të vegjëlve . mjekët pediatër të qëndrave shëndetësore thonë se po ndjekin me vizita raste të shtuara në moshat  0-7 vjecc për shkak të virozave që po shoqerohen me temperaturë të lartë

“Ndonjëherë temperaturat kapin shifrat edhe të 39-40 gradëve, të cilat janë shumë të vështira për t’u dominuar me antipiretikët e duhur. Prezente janë kryesisht infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore, pra problemet e veshit si otitet, problemet e tonsiliteve purulente (bajameve të qelbëzuara), laringitet, si dhe ajo kolla e thatë tipike që shfaqet për shkak të ndërrimit të temperaturave nga jashtë brenda.” – u shpreh doktoresha SONILA BRATI – Pediatre, QSH.2

Jo në pak raste mjekimi I qendrave shëndetësore  nuk ka arritur të dominojë ecurinë e sëmundjes duke I referuar  për trajtim spitalor.

“Fëmija ka pasur një temperaturë të padominueshme. Ndonjëherë edhe kalimi i mjekimit, pra qoftë nga shurup në formë injeksionesh, ka qenë i pamundur. Dominimi i temperaturës ka detyruar që fëmija të shtrohet. Edhe në rastet e gastroenteriteve, pra kur fëmija ka shumë herë të vjella gjatë ditës, i bëjmë ndonjë serum këtu, por pastaj situata paraqitet e vështirë: fëmija nuk ushqehet, ka temperaturë, është shumë i lodhur dhe i këputur.

Jo pak shqetësime shëndetësore vijnë  nga vendet ku fëmijët po pushojnë me prindërit. Telefonatat e këtyre të fundit drejt mjekeve të familjes janë të shpeshta këto ditë por ato kanë një këshillë

“Duhet të drejtohen atje tek mjekët përkatës për të parë situatën e fëmijëve. Pra duhet të shohin të paktën 24 orët e para dhe pastaj duhet drejtohen atje.”

Mjekët bëjnë apel për kujdes ndaj ndryshimeve të forta të temperaturave, vaketev që konsumohen dhe alergjive ndaj uishqimeve apo picikimeve të cilat I kthejnë pushimete të vegjëlve në një torturë të vërtetë.

Gazetare : Sonilla Mblloja

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›