Vodhi bizhuteri me vlerë rreth 300 mijë lekë në një banesë dhe i shiti në Shkodër, arrestohet i riu

Një i ri është arrestuar pasi akuzohet se ka vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme në një banesë në Ishull Shëngjin dhe më pas i kishte shitur ato në një argjendari në Shkodër.
Gjatë operacionit të koduar “Aksesorët”, u arrestua Marjolin M., 24 vjeç, banues në këtë fshat.
Bizhuteritë e vjedhura kapnin vlerën rreth 300 000 lekë. Nga hetimet u zbulua se autori i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër.
Gjatë kontrollit në argjendarinë ku u gjetën bizhuteritë, u vu nën hetim edhe pronari i saj E. P., 41 vjeç, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/