Vrasja e 40-vjeçarit në Babrru, arrestohet autori

Është zbardhur vrasja e 40-vjeçarit mbrëmjen e djeshme (2 tetor) në Babrru. Policia ka vënë sot në pranga autorin e dyshuar, ndërsa bëhet me dije se ai e ka kryer krimin në gjendje të dehur.
Viktima dhe autori kanë qenë duke pirë së bashku, por më pas janë konfliktuar për motive banale.
Pas goditjes me thikë të 40-vjeçarit, autori u largua. Ai u vu në pranga pas disa orësh kërkime nga Policia.
/rtsh.al/