E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet me thikë 65-vjeçari në Klos, autori kushëri me viktimën, arrestohet në Tiranë pas krimit

Është zbardhur vrasja e 65-vjeçarit Selim Velsula, ndodhur mbrëmjen e së mërkurës.

Autor i dyshuar i krimit është 32-vjeçari Hazbi Velsula, kushëri i viktimës.

Ngajrja e rëndë ndodhi në fshatin Xibër – Murrizë të Klosit.

Mësohet se viktima ishte duke kullotur lopën në një livadh afër banesës kur është konfliktuar me autorin e dyshuar.

Ndërkohë, familjarët e viktimës thonë se nuk kanë patur asnjë konflikt me familjen e autorit të dyshuar. Ata shprehen se vrasja ishte e qëllimshme dhe se autori erdhi nga Tirana me synimin për të goditur 65-vjeçarin.

Ata kërkojnë drejtësi, në të kundërt do të bëjnë vetëgjyqësi.

31-vjeçari Hazbi Velsula u arrestua pak orë më vonë në banesën e vëllait të tij në Tiranë. Ai është dërguar nga uniformat blu në Dibër dhe pritet t’i merret dëshmia në lidhje me motivin e vrasjes së kushuritit të tij./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›