E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të variojnë temperaturat

Territori shqiptar do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti pjesërisht në zonat e ulëta si edhe në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike edhe në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 9°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Korcës deri në 35°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë deri në 30 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›