E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet një 23-vjeçar në Mat, u rrëmbye, u dhunua dhe u hodh në liqen

Një 23-vjeçar nga fshati Zenisht i Matit është gjetur i vrarë nga uniformat blu në breg të liqenit të Shkopetit.

23-vjeçari ishte denoncuar nga babai i tij në komisariatin e Matit mbrëmjen e kaluar se ishte larguar nga banesa dhe nuk kishte kontakt me të.

Pas kësaj policia përmes kamerave të qytetit ka konstatuar mjetin e tij dhe ka gjetur trupin e pajetë të të riut.

Dyshohet se Renis Dobra është ndjekur dhe marrë peng nga disa persona të cilët udhëtonin me një tjetër automjet.

Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë në qytetin e Burrelit është vënë re se mjeti i viktimës dhe mjeti tjetër kanë lëvizur në aksin Burrel-Skuraj.

Më pas janë kontatuar gjurmë makine në anën e poshtme të rrugës dhe më pas eshte gjetur trupi i pajetë në breg të liqenit.

Nga këqyrja paraprake e ekspertëve dyshohet se i riu është dhunuar dhe mbytur me litar e më pas është hedhur bashkë me makinën.

Trupi i pajetë u nxorr me varkë nga liqeni për shkak të terrenit të thepisur.

Në vendin e ngjarjes mbërriti grupi hetimor i drejtuar nga kryeprokurori i Dibrës Abaz Muça.

Trupi i pajetë i të riut është dërguar për ekspertizë të thelluar në mjekësinë ligjore në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›