E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vuçiç dorëzon “kokën” e kryeministrit, Millosh Vuçeviç jep dorëheqjen pas protestave së studentëve

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç ka dhënë dorëheqjen mes valës së protestave për tragjedinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Njoftimin Vuçeviç e bëri në një konferencë të jashtëzakonshme dhe tha se vendimi i tij ishte pranuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

“Unë besoj se politika që unë përfaqësoj, partia që unë drejtoj, duhet të demonstrojë nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe të vendosë norma të reja në politikën serbe, duke dëshmuar se është e përgjegjshme”, tha Vuçeviç.

Dorëheqja e kryemninistrit serb shihet si një hap i madh i bërë pas nga Aleksandër Vuçiç.  Pas më shumë se dy muajsh prostesta bllokuese nga studentët në të gjithë vendit.

Studentët së bashku me drejtuesit e universiteteve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protesta masive duke kërkuar përgjegjësi penale e politike për 15 viktimat që humbën jetën pas shembjes së një stacioni hekurudhor të sapo rikonstruktuar në nëntor.

Tubimet e studentëve u mbështetën masivisht edhe nga qytetarë të tjerë duke mos i lënë shumë mundësi presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij.

Vuçiç tha një ditë më herët se të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar.Sa i takon ngjarjes, autoritetet kanë ngritur aktakuzë ndaj 13 personave përfshirë ish ministrin e infrastrukturës dhe ish-zyrtarë të lartë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›