E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhixho: Rritja e çmimeve të ushqimeve është një alarm social që po varfëron çdo familje shqiptare

Kjo nuk është krizë. Kjo është pasojë direkte e një modeli ekonomik të kapur, që favorizon një grusht klientësh të lidhur me qeverinë, ndërsa shkatërron konkurrencën dhe prodhimin vendas.

Domatet sot shiten me 500 lekë të reja ( 5 mije lek të vjetra) një çmim absurd për një vend si Shqipëria. Dhe nuk është rasti i vetëm: produktet bazë janë shtrenjtuar deri në 50%, duke e bërë jetesën të papërballueshme.

🛢️Nafta në 224 lekë ku 60% e këtij çmimi janë TAKSAT e qeverisë Rama.
Ulja e akcizës me 20% prodhoi vetëm 8 lekë diferencë , një tallje me qytetarët.

Efekti zinxhir është i pashmangshëm: çdo ditë më shumë shtrenjtim, çdo ditë më pak mirëqenie.

🏛️Ndërkohë, propozimet e Partisë së Lirisë për të lehtësuar direkt qytetarët :
1️⃣pezullimi i taksave të qarkullimit dhe karbonit mbi naftën .
2️⃣ulja e TVSH-së për ushqimet nga 20% në 5% , janë refuzuar pa asnjë reflektim.

Kjo maxhorancë nuk qeveris për qytetarët.
Ajo përfiton nga kriza, duke u pasuruar, duke mbushur arkën e shtetit mbi kurrizin e njerëzve.

Para ka. Por jo për qytetarët. Vetëm për klientët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›