E Premte, 6 Nëntor 2026

Ylli takon Zhegchao, mbështetje për zhvillimin e Esports në Shqipëri

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) Fidel Ylli priti në një takim në zyrën e tij, Sekretarin e Përgjithshëm të International Esports League, Qu Zhegchao dhe Presidentin e ‘Qing Dynasty School of Cultural and Digital Arts’, Ren Peng.

Qëllimi i kësaj vizite është mbështetja për zhvillimin e Esports në Shqipëri dhe një ndihmë e posaçme me trajnime dhe logjistikë për pjesëmarrjen në Olimpiadën Botërore Esports, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Arabinë Saudite.

Gjatë takimit ku ishin të pranishëm, Presidenti i Federatës Shqiptare të Sporteve Elektronike, Sokol Nenaj dhe Sekretarja Oneda Nenaj, miqtë nga Kina demonstruan edhe konceptin e pishtarit olimpik, që më pas u firmos edhe nga Presidenti Fidel Ylli. /gj.m/ /a.g/

1 nga 11

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›