E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet në “Tapeti i Kuq”, kënga fituese e Festivalit të Pranverës kualifikohet automatikisht në Festivalin e Fundvitit në RTSH

Gazetarja Migena Kraja ka zbuluar detaje të rëndësishme mbi rregulloren dhe ecurinë e Festivalit të Pranverës, vetëm pak minuta përpara nisjes zyrtare të edicionit. Risia kryesore e këtij viti lidhet drejtpërdrejt me çmimin e parë të kompeticionit, i cili siguron një biletë për në skenën më të rëndësishme të muzikës në vend.

Sipas saj, interesi i publikut për këtë ngjarje kulturore ka qenë i lartë, gjë që është reflektuar edhe në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

“Tapeti i Kuq ka gumëzhitur nga të gjithë artëdashësit që po mbushin TKOB pasi festivali ka ngjallur shumë kureshti. Të gjithë janë kureshtar për këngëtarët pjesëmarrës për nostalgjinë”, ka bërë të ditur Kraja.

Sa i përket drejtimit të mbrëmjes, prezantimi i është besuar dyshes Bleona Qerreti dhe Nik Xhelilaj, për të cilët gazetarja vuri në dukje se “janë përshtatur shumë mirë me skenarin”. Ndërkaq, vlerësimi i përfshirjes së artistëve do të bëhet përmes një formule të kombinuar, ku juria do të përbëhet nga personalitete të ndara në dy grupe: juria profesionale dhe ajo digjitale.

Sipas strukturës së festivalit, gara do të ngushtohet menjëherë pas natës së parë.

“Në natën e dytë që zhvillohet me 7 qershor do të shkojnë 12 artistë”, specifikoi Kraja, duke shtuar edhe peshën që mban ky kompeticion për fituesin: “Kënga fituese e këtij festivali do të shkojë automatikisht në festivalin e madh të këngës në RTSH që zhvillohet në fund të dhjetorit.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›